Politike

‘’Çohuni nga tavolina’’, debate në Komisionin Rregullator për fletën e votimit të 25 prillit. Përfaqësuesi i PS:

30 Mars 2021, 16:53 Nga DOSJA
‘’Çohuni nga tavolina’’, debate në

TIRANË– Ka nisur mbledhja e Komisionit Rregullator për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit. Gjatë mbledhjes, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka thënë se nuk ka paraqitur një propozim konkret sesi do jetë fleta e votimit, por ka paraqitur 3 variante, ku në 2 prej tyre është me emër, mbiemër kandidati dhe në një variant të tretë.

Pasi Celibashi ka thënë se i takon Komisionit Rregullator të vendosë, ka pasur debate, ku përfaqësuesi i PS, Eridjan Salianji i ka kërkuar anëtarëve të këtij Komisioni të çohen nga tavolina dhe të ulet Celibashi pasi është kompetencë e tij.

Kjo gjë është kundërshtuar nga Anëtarja e Komisionit Regullator, Helga Vukaj, e cila ka thënë se është e paqartë se cili është vendimi i komisionerit, duke shtuar se ky i fundit duhet të paraqesë një vendim.

PJESË NGA DEBATI: 

Ilirjan Celibashi: Ju jam sjellë tre variante. Dy me emra kandidatësh dhe një ku kandidatët përfaqësohen me numra. Ju takon juve të vendosni.

Eridjan Salianji: Për këtë gjë të mos vendosë Rregullatori, duhet të vendosë vetë kryekomisioneri Celibashi. Nuk është kompetencë e juaja. Të pushojë mbledhja.

Helga Vukaj: Është kompetencë e Rregullatorit. Komisioneri duhet të na sillte një propozim të vetëm, jo tre variante. T’i lëmë kohë për të na sjellë një version përfundimtar.

Shqiptarët kanë votuar në sondazhin e KQZ se kush është fleta më e përshtatshme prej tyre. Njëra ka marrë 79% të votave. Mund të ishte një orientim i mirë.

Iv Kaso: Kthejani komisionerit për saktësim aktin. Të jetë i saktë dhe i qartë akti.

Muharrem Çakaj: PS është njohur me materialin, dhe nuk ka pasur asnjë pretendim deri tani. Komisioni Rregullator i ka këto të drejta. (Të miratojë fletën e votimit). Celibashi të na sjellë një model konkret flete votimi, në mënyrë që ne ta miratojmë ose ta rrëzojmë. I japim kohë më shumë nëse atij i duhet për të na sjellë një variant konkret.

Eridjan Salianji, PS: Nuk dua të shtyhet mbledhja. Çohuni ju nga tavolina, të ulet Celibashi aty dhe të miratojmë po sot fletën e votimit.

Helga Vukaj: Celibashi është kosheint dhe i vetëdijshëm se ne jemi kompetentë për të miratuar fletën e votimit. Ai ndaj na e ka sjellë neve në tryezë.

LAJM KRYESOR: Ende s’ka version final! Shtyhet vendimmarrja për fletën e votimit, Celibashi kërkon 24 orë kohë për të sjellë vetëm një variant, vetë propozon 3 modele. Debate për kompetencat 

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike helga vukaj ilirjan celibashi zgjedhjet 25 prill 2021 helga vukaj ilirjan celibashi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll