Politike

Ende s’ka version final! Shtyhet vendimmarrja për fletën e votimit, Celibashi kërkon 24 orë kohë për të sjellë vetëm

30 Mars 2021, 06:15 Nga DOSJA
Ende s’ka version final! Shtyhet vendimmarrja për fletën e

TIRANË– Mbledhja e Komisionit Rregullator për miratimin e përmbajtjes së fletës së votmit për zgjedhjet e 25 prillit ka përfunduar pa rezultat. Vendimi për 3 fletët e votimit të prezantuara nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi do të votohen nesër, duke përcaktuar kështu mënyrën sesi do të votojnë shqiptarë.

Gjatë mbledhjes së sotme, propozimet e Celibashit janë kundërshtuar nga anëtarja Helga Vukaj, e cila është shprehur se kjo e bën më të paqartë vendimmarrjes, duke shtuar se shqiptarët kanë më të lehtë të zgjedhin me emra. Vukaj u shpreh për konstatimin i ishte referuar sondazhit të hapur në faqen në Facebook, për të cilin u shpreh se duhej marrë parasysh.

Ndërkohë që edhe debatet nuk kanë munguar. Eridian Salianji, përfaqësues i PS u shpreh se Komisioni Rregullator nuk e ka kompetencë, dhe se fleta e votimit duhet të caktohet nga Celibashi, ndërsa ky i fundit ka theksuar se ka sjellë 3 propozime nga të cilat mund të vendoset. 

Përveç kësaj, në mbledhje u diskutua edhe për vdekjen e Bashkim Finos, i cili ishte kandidat për deputet në listën e Fierit. I renditur i katërti, emri i tij pritet që të hiqet nga lista për t’u zëvëndëasuar me një të ri. Por çështja e tij ka ekspozuar edhe vakumin në Kodin e ri elektoral, pasi për raste të tilla nuk përcaktohet qartë mënyra e procedimit. 

Ndërkohë që edhe 25 ditë na ndajnë nga dita e votimit, shqiptarët ende nuk e dinë mënyrën sesi do të zgjedhin qeverinë dhe përfaqësuesit në Kuvend për 4 vitet e ardhshme. Ishin kandidatët “ekstra” të Partisë Demokratike, ata që vonuan procesin, pasi KQZ priste një përgjigje nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve. Me largimin e 69 kandidatëve të koalicionit PD-AN, është hapur rruga për zgjedhjen e fletës së votimit dhe shpjegimit të mënyrës së zgjedhjes së emrave që do të ulen në Kuvend për 4 vite.

(a.b.a.k.k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike fleta e votimit zgjedhjet 25 prill 2021 fleta e votimit zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll