Politike

Rama nga Lezha: Është koha për të ndarë përkatësinë partiake nga interesi, resmen e Lulit vendoseni në dyqan por votën

30 Mars 2021, 16:18 Nga DOSJA
Rama nga Lezha: Është koha për të ndarë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, ka thënë se është koha,   kur njeriu duhet ta ndajë  përkatësinë partiake me interesin, si dhe votën nga tifozëllëku.

Kryeministri gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë me kandidatët, ka thënë se nëse nuk e pëlqejnë atë le të shohin Kryedemokratin, por ama mos t’ia japin këtij të fundit. Ai ka thënë ndër të tjera se qytetarët nuk kanë pse sakrifikojnë veten për t’ia dhënë votën Bashës.


“S’din fjalë tjetër, tregon hallin që kanë, ik se nuk të mundim dot. Mua kjo fushatë më pëlqen shumë se është një fushatë ku mund të flasim dhe jo të bërtasim. Është mundësia që të komunikojmë, por ata nuk dinë të komunikojnë prandaj vetëm bërtasin. Unë mendoj që është koha, kur njeriu duhet ta ndajë simpatinë, përkatësinë partiake me interesin, duhet të ndajë votën nga tifozëllëku. Një pyetje kamë për të gjithë biznesmenët e vegjël. E kanë taksën zero dhe kemi thënë shumë qartë që deri në 2029 taska do të jetë zero, pse duhet të votojnë këta PD, këta le të jenë me PD. Kam treguar që di ta bëjë këtë punë me të gjitha të metat e mia. Nëse stë pëlqej unë shif lulin, kënaqu, merr fotografinë dhe vëre në dyqan,por votën do ma japësh mua se sepse kjo parti ka taksën zero. T’u thuash këtyer të djathtë ofendon të gjithë të djathtën globale, sepse këta se dinë as vetë ca janë. Nuk e meriton Luli sakrificën për t’i dhënë votën e më pas për të çuar më pak para në shtëpi.”– ka thënë ai.

LAJMI KRYESOR: Prezantohet ekipi i Lezhës! Nis me heshtje për Bashkim Finon, Rama s’lë pas dorë kundërshtarët, i sulmon për takimet: Do e mbyllin fushatën tek “Shefqet Ndroqi”, po erdhën ata s’ka më vaksina! Luli si Gjino, Gjekmarkaj një lolo

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama në lezhë zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama në lezhë zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll