Politike

Rama merr RADHË kundërshtarët: Po vazhduan kështu… mitingun e mbylljes do e bëjnë tek “Shefqet Ndroqi”. Luli si Gjin

30 Mars 2021, 16:10 Nga DOSJA
Rama merr RADHË kundërshtarët: Po vazhduan kështu…

LEZHË– Kryeministri Edi Rama është marrë emër për emër me kundërshtarët e tij politikë. Gjatë prezantimit të kandidatëve në Lezhë, Rama ka kërkuar nga qytetarët që ta votojnë, duke akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se po shkakton vatra COVID-i, duke shtuar se nëse vazhdojnë me këto ritme do të përfundojnë në spital. Duke e krahasuar Bashën me personazhin e “14 vjeç dhëndër”, kreu i qeverisë shtoi se ai kërkon ‘nuse’ për Ilir Metën, Sali Berishën dhe Monika Kryemadhin.


“Si mund të vazhdojnë akoma që të votojnë për personazhe që nuk janë për punë. Në këtë shesh iu kam thënë mos votoni Frrok Frrokun. Ua kam thënë këtu. E votuat? Përfundoi në burg. Ça do bëni me Mark Markun? Ai nuk shkon në burg, por nuk shkon as në punë. E vetmja punë që bënte është që u thoshtë njerëzve “ta futa me shishe” tek Fevziu. Mirë Markun, po bishtin Gjerkmarkun për ça e doni. Ai është lolo. Unë e njoh nga eksperienca ime. Profesori! Monika dhe Ilir laj thaj këtu. Çohu e bjeri, po ata. Këtu mjafton të thuash tre emra dhe i ke thënë të tëra; Monika, Saliu dhe Iliri. Po pas tyre vjen edhe Mediu, Mesila, Gon Duka dhe Nard Ndoka. Me këta do e bëni Shqipërinë e fëmijëve tanë. Besoj që është shumë e qartë që Luli është thjesht dhëndri që kanë nisur për të bërë sikur po bëhet një dasmë. Me shpresë që ta hajë kush ta hajë. Nusja që kërkohet është Shqipëria. Dhe nuk kërkohet për Lulin se ai është si Gjino, po për shkesët. Gjino është për të krijuar idenë që një dasmë që do të ndodhë. Djali është i mirë, por gjumi i ka dëmtuar zonën që mendon. Krijon vatra COVID dhe vetë qëndron mbi makinë. Thotë “erdha dua nuse”. Këta po vazhduan kështu, larg qoftë, mitingun e përmbylljes do e bëjnë tek “Shefqet Ndroqi”. Me COVID, pa COVID një stil kanë: 2 gishta dhe Rama ik!,”-tha Rama. 

LAJMI KRYESOR: Prezantohet ekipi i Lezhës! Nis me heshtje për Bashkim Finon, Rama s’lë pas dorë kundërshtarët, i sulmon për takimet: Do e mbyllin fushatën tek “Shefqet Ndroqi”, po erdhën ata s’ka më vaksina! Luli si Gjino, Gjekmarkaj një lolo

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama në lezhë zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama në lezhë zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 30 Mars 2021, 15:13

PATOS- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur në Patos të Fierit ku ka zhvilluar një bisedë me gra që kanë fëmijët në emigracion. Në bisedën...