Politike

Fushatë në Lezhë! Rama ‘ankohet’ për Pjerin Ndreun: Është problem kokëfortësia e tij, por…

30 Mars 2021, 15:54 Nga DOSJA
Fushatë në Lezhë! Rama ‘ankohet’ për Pjerin

LEZHË– Kryeministri Edi Rama nga Lezha ka treguar përballjet dhe përplasjet që ka pasur me kryebashkiakun, Pjerin Ndreu. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatëve, numri një i qeverisë tha se kishte pasur përplasje me Ndreun për projekte të ndryshme, duke e krahasuar me veten.


Kur ne ishim duke u marrë me projektet dhe procesin e rindërtimit nuk e zgjodhëm që të godiste ky armik i padukshëm që vuri në gjumë gjithë botën. Edhe kjo sfidë na zgjodhi dhe e kthyen këtë mandat në të jashtëzakonshëm. Uroj të mos e shohim më në botën tonë, por ne nuk u dorëzuam. Na thonë po e bëni vaksinimin për fushatë. Si? Jemi i vetmi nga dy vende që i kemi siguruar dozat për vaksinim masive. BE na përjashtoi. Ne bëjmë sot vaksinim masiv sepse dimë ta bëjmë detyrën tonë. Sot kemi qenë në disa zona gangrena të Lezhës. Po bëhen trasformime rrënjësore. Në Lezhë bashkëpunoj me një person të ngjashëm në kokëfortësi. Është problem por i bukur. Është tipar i karakterit të lidershipit. Njësoj si Pjerini është një grua në Kurbin,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Prezantohet ekipi i Lezhës! Nis me heshtje për Bashkim Finon, Rama s’lë pas dorë kundërshtarët, i sulmon për takimet: Do e mbyllin fushatën tek “Shefqet Ndroqi”, po erdhën ata s’ka më vaksina! Luli si Gjino, Gjekmarkaj një lolo

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama në lezhë zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama në lezhë zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 30 Mars 2021, 15:13

PATOS- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur në Patos të Fierit ku ka zhvilluar një bisedë me gra që kanë fëmijët në emigracion. Në bisedën...