Bota

Iku nga apartamenti me qera! Zëdhënësi i Qeverisë tregon pse Kurti ndërroi shtëpinë: S’flas dot! Por mund të jetë

30 Mars 2021, 16:43 Nga DOSJA
Iku nga apartamenti me qera! Zëdhënësi i Qeverisë tregon pse

KOSOVË-Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka folur në lidhje me ndërrimin e shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Sipas Gazeta Express, ai ka thënë se nuk mund të flasë shumë për këtë çështje, për shkak të protokollit, por është shprehur se një mundësi për ndërrimin mund të jetë siguria e tij.

Sipas tij, pavarësisht nivelit të sigurisë që mund të ketë Kurti, këto janë çështje të caktuara me Ligj.

“Për shkak të protokollit, unë nuk mund të flas shumë për këtë çështje. Unë besoj që ekziston edhe ky dimension dhe madje besoj se është përcaktues për një vendim të tillë, pra nga ana e sigurisë së tij si Kryeministër i Kosovës. Kryeministri ka një protokoll të sigurisë pavarësisht nivelit të sigurisë së tij, janë çështje të caktuara me Ligj,”-ka thënë ai.

Albin Kurti të hënën ka ndërruar vendbanimin. Nga “Lagja e Muhaxherëve” ku kishte jetuar deri më tani në një shtëpi 60 metra katrorë, me qera, ai është  zhvendosur në lagjen “Taslixhe” të kryeqytetit.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti kurti nderron banesen përparim kryeziu albin kurti kurti nderron banesen përparim kryeziu

Sondazh

Poll