Bota

Kryeministri italian Mario Draghi dhe gruaja e tij Maria, marrin dozën e parë të vaksinës AstraZeneca

30 Mars 2021, 16:09 Nga DOSJA
Kryeministri italian Mario Draghi dhe gruaja e tij Maria, marrin dozën e

ITALI- Kryeministri italian, Mario Draghi dhe gruaja e tij, Maria Serenella Cappello iu nënshtruan vaksinimit anti-Covid-19 këtë mëngjes në qendrën e Stacionit Termini siç parashikohej nga kalendari i fushatës së vaksinimit të përgatitur nga Rajoni i Lazios.

Draghi dhe bashkëshortja e tij Cappello, të dy 73 vjeç morën dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, në bazë të rregullores së rajonit të Lazios ku ata jetojnë. Çifti nuk pranoi që të filmohej gjatë proçesit por ata u panë të ulur në stol duke pritur rradhën e tyre.

Gjatë konferencës së tij të parë për shtyp, në 19 Mars, në fund të CDM që miratoi, Draghi  njoftoi se do të vaksinohej me vaksinën anglo-suedeze, duke specifikuar që në rajonin e Lazios grupmosha e tij sapo kishte hyrë midis atyre të cilët mund të marrim vaksinën.

Sipas La Reppublica, Draghi kishte thënë, se kur do të vinte radha e tij ai do të vaksinohej me AstraZeneca.

‘Djali im e bëri atë një ditë më parë në Londër, nuk ka dyshime dhe as probleme.’– u shpreh ai.

Italia ishte një ndër shtetet që pak kohë më parë, pezulluan përdorimin e AstraZeneca, por pas rimiratimit dhe aprovimit nga Agjencia Evropiane e Barnave, vaksinimi nisi sërish në vend.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota maria serenella cappello vaksinimi ne itali vaksinohet mario draghi maria serenella cappello vaksinimi ne itali vaksinohet mario draghi

Sondazh

Poll