Bota

Vaksinimi në Kosovë, rreth 300 punëtorë shëndetësor kanë marrë ditën e sotme dozat

30 Mars 2021, 16:30 Nga DOSJA
Vaksinimi në Kosovë, rreth 300 punëtorë

KOSOVË-Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka njoftuar se ditën e sotme në Kosovë, janë vaksinuar rreth 300 persona, të personelit shëndetësor.

Sipas Gazeta Express, ai ka treguar se punëtorët e kujdesit parësor dhe ata të Komunës së Prishtinës janë vaksinuar në Sallën “1 Tetori”, ndërsa qendra e dytë e vaksinimit ka qenë Klinika Infektive ku janë vaksinuar personeli shëndetësor i Klinikës Infektive

“Sot vaksinimi është zhvilluar në dy qendra të vaksinimit – në Sallën 1 Tetori ku janë vaksinuar punëtorët e kujdesit parësor shëndetësor të Komunës së Prishtinës dhe qendra e dytë e vaksinimit ka qenë Klinika Infektive ku janë vaksinuar personeli shëndetësor i Klinikës Infektive dhe një numër i konsideruar i shërbimeve të tjera që kryejnë punë në Klinikën Infektive. Deri në ora 14:00 në Klinikën Infektive kanë qenë rreth 100 persona të vaksinuar, derisa deri në orën 14:00 në Sallën 1 Tetori mbi 100 persona. Mund të themi se sot diku nga 250-300 persona, kryesisht personel shëndetësor, i janë nënshtruar procesit të marrjes së dozës së parë të vaksinës kundër COVID-19,”-thuhet në njoftim. 

Lajmi kryesor:Nga sot nis zyrtarisht vaksinimi në Kosovë! Në plan të parë stafet mjekësore dhe të moshuarit

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora vaksinimi ne kosove vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll