Bota

Komisoni i vaksinimit në Gjermani sugjeron që vaksina AstaZeneca mos të përdoret te personat nën 60-vjeç

30 Mars 2021, 15:53 Nga DOSJA
Komisoni i vaksinimit në Gjermani sugjeron që vaksina AstaZeneca mos

GJERMANI– Komisioni i vaksinimit të përhershëm në Gjermani (Stiko) ka sugjeruar që mos të përdoren vaksina AstraZeneca, tek personat nën moshën 60-vjeçare.

Sipas TheGuardian, përfaqësuesit kanë rekomaduar se për shkak të raporteve se shkakton efekte anësore, ajo duhet të përdoret te personat, të cilët janë mbi 60 vjeç. Ndërsa, në lidhje me të rinjtë që kanë marrë tashmë një dozë të vaksinën ata kanë thënë se do të kenë një raport deri në fund të prillit.

“Në bazë të provave aktualisht të disponueshme, por ende të kufizuara dhe duke marrë parasysh situatën aktuale të pandemisë, Stiko rekomandon përdorimin e Vaksinës Covid-19 AstraZeneca për njerëzit mbi 60 vjeç. Në lidhje me dozën e dytë të vaksinës për të rinjtë që kanë marrë tashmë një dozë të parë të vaksinës Covid-19 AstraZeneca, ne do kemi një përfundim der në fund të muajit prill,”-kanë thënë përfaqësuesit e rregullatorëve të vaksinave.

Ndërkohë,  shërbimet shëndetësore në Berlin dhe Brandenburg kanë ndaluar shpërndarjen e vaksinave AstraZeneca te personat nën moshën 60-vjeçare.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota vaksinat anti-covid vaksinat astrazeneca vaksinat anti-covid vaksinat astrazeneca

Sondazh

Poll