Bota

Italia dhe Gjermania shtrëngojnë rregullat për udhëtimet brenda BE-së, shkak rreziku i valës së tretë të pandemisë

30 Mars 2021, 16:28 Nga DOSJA
Italia dhe Gjermania shtrëngojnë rregullat për udhëtimet

ITALI- Italia ka në plan të fusë një karantinë pesë-ditore për të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, thanë të martën burime të ministrisë së shëndetësisë.

Udhëtarëve gjithashtu do t’u kërkohet të bëjnë një test të koronavirusit para se të largohen nga vendi dhe një test tjetër pas përfundimit të periudhës së karantinës.

Sipas Euronews, Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza do të nënshkruajë, gjatë ditës së sotme një urdhëresë të re që përcakton kufizime të reja për të kufizuar infeksionet e koronavirusit.

Urdhëresa parashikon që udhëtarëve t’u kërkohet të bëjnë një test të koronavirusit para se të largohen nga vendi dhe një test tjetër pas përfundimit të karantinës. Një masë e tillë deri tani kishte qënë në fuqi për vendet jashtë BE.

Gjermania njoftoi gjithashtu të martën se do të forconte kontrollet e kufirit tokësor për 8 deri në 14 ditët e ardhshme.

“Nuk ka rëndësi nga vini, Polonia, Franca ose Danimarka, të gjithë duhet të presin që të kontrollohen,”– tha Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer.

Kufizimet e reja të udhëtimit vijnë ndërsa Evropa goditet rëndë nga një valë e tretë vdekjeprurëse e COVID-19 e ushqyer nga një valë e një varianti britanik më ngjitës.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota horst seehofer koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne itali roberto speranza horst seehofer koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne itali roberto speranza

Sondazh

Poll