Bota

Vaksina AstraZeneca do të quhet dhe “Vaxzevria”

30 Mars 2021, 16:10 Nga DOSJA
Vaksina AstraZeneca do të quhet dhe “Vaxzevria”

EVROPË-Vaksina anti-Covid, AstraZeneca, do të quhet “Vaxzevria”. Lajmi është konfirmuar nga agjencia suedeze e mjekësisë Läkemedelsverket, e cila ka bërë të ditur se ndryshimi i emrin nuk përfshin ndonjë ndryshim të vaksinës, por etiketimi dhe paketimi i produktit mund të duken ndryshe.

Mësohet, se ndryshimi i emrit u miratua nga EMA në 25 mars pas një aplikimi nga kompania. Bëhet e ditur, se të dy emrat mund të përdoren.

Një udhëzues specifik është në dispozicion për të mbështetur kompanitë që do të emërtojnë ilaçe dhe bazohet në udhëzuesin që EMA zbaton për emrat e produkteve medicinale për përdorim njerëzor.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll