Bota

Shefja e vaksinimit në Kosovë: Janë planifikuar të injektohen 70% e popullsisë deri në fund të vitit

30 Mars 2021, 08:39 Nga DOSJA
Shefja e vaksinimit në Kosovë: Janë planifikuar të

KOSOVË- Shefja e vaksinimit në Kosovë, Edita Goranci Haxhiu ka bërë të ditur se janë planifikuar që të vaksinohen 70% e popullsisë deri në fund të vitit. Telegrafi shkruan se Haxhiu ka thënë se 280 punonjës mjekësor në Kosovë do të angazhohen për të kryer procesin e vaksinimit të popullsisë. Pas fillimit të vaksinimit masiv të popullsisë në Prishtinë ditën e sotme, vaksinimi do të fillojë edhe në qytete të tjera ditën e enjte. 

“Mënyra më e lehtë edhe më e mirë me vaksinuar është pa dorëza, meqenëse duhet të dezinfektohen duart një pas një. Të gjithë personat që vaksinojnë janë të trajnuar për të dhënë këtë vaksinë. Deri në 70 për qind të popullsisë së Kosovës është planifikuar që të vaksinohen. Nga e enjtja planifikohet që të kalojmë edhe nëpër qytetet tjera. Me prioritet do të vaksinohen punonjësit shëndetësor të cilët janë në punë në repartet ku janë të shtrirë pacientët. Janë 280 persona të angazhuar për të kryer procesin e vaksinimit, të gjithë janë të trajnuar”, u shpreh ajo.

Kosova është vendi i fundit në rajon që ka nisur vaksinimin anti-COVID, pasi ditën e dielë morën kontigjentin e parë me 24.000 doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca. Nga COVAX-i, në total Kosova do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë AstraZeneca.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora edita goranci haxhiu vaksinimi ne kosove edita goranci haxhiu vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 30 Mars 2021, 08:13

SHBA- Drejtori i Ogranizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe Presideni i Këshillit Evropian, Charles Michel do të mbajnë një konferencë...