Bota

30 Mars 2021, 08:13 Nga DOSJA

SHBA- Drejtori i Ogranizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe Presideni i Këshillit Evropian, Charles Michel do të mbajnë një konferencë për shtyp ditën e sotme mbi bashkëpunimin pandemik. The Guardian shkruan se kjo konferencë do të zgjerojë idenë e një marrëveshje ndërkombëtare mbi bashkëpunimin pandemik.

Drejtuesit e 23 vendeve dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë mbështetur një ide për të krijuar një traktat ndërkombëtar që do të ndihmonte botën të merrej me emergjencat e ardhshme shëndetësore. Propozimi i traktatit mori mbështetjen zyrtare të udhëheqësve të Fixhi, Portugalisë, Rumanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Ruandës, Kenisë, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Koreve, Kilit, Kosta Rikës, Shqipërisë, Afrikës së Jugut, Trinidad dhe Tobago, Hollandës, Tunizisë , Senegalit, Spanjës, Norvegjisë, Serbisë, Indonezisë, Ukrainës dhe OBSH-së.

“Do të ketë pandemi të tjera dhe urgjenca të tjera të mëdha shëndetësore. Asnjë qeveri e vetme ose agjenci shumëpalëshe nuk mund ta trajtojë këtë kërcënim vetëm. Ne besojmë se kombet duhet të punojnë së bashku drejt një traktati të ri ndërkombëtar për gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemisë. Ne jemi të bindur se është përgjegjësia jonë, si udhëheqës të kombeve dhe institucioneve ndërkombëtare, të sigurojmë që bota të mësojë mësimet e pandemisë Covid-19,” shkruhet në njoftim.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota charles michel tedros adhanom ghebreyesus charles michel tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll