Aktualitet

Sherri në spitalin e Durrësit! Tentoi ta shtypë me makinë, e plagos me thikë afër zemrës. Arrestohet Endri Nekaj, shpalle

30 Mars 2021, 07:31 Nga DOSJA
Sherri në spitalin e Durrësit! Tentoi ta shtypë me makinë, e

DURRËS– Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pas një sherri të ndodhur në ambinetet e spitalit ditën e djeshme. Në pranga ka rënë Endri Nekaj, 27 vjeç, banues në Durrës, i cili akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë. Në kërkim është shpallur D. B., 26-vjeç, banues në Durrës, pasi është konfliktuar për motive të dobëta, duke përdorur mjet prerës.

Ka qënë Nekaj ai i cili ka tentuar të shtyp me makinë personin e identifikuar me inicialet D.B, 26-vjeç, i cili tashmë është shpallur në kërkim. Pas kësaj, 26-vjeçari ka marrë mjetin prerës dhe e ka goditur Nekajn afër zemrës.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë (në ambientet e spitalit), për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, shtetasin E. N. (A)., 27 vjeç, banues në Durrës, si dhe kanë shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vrasje me dashje” shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme janë konfliktuar për motive të dobëta, duke përdorur mjet prerës (thikë).

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet endri nekaj sherr me thika ne durres endri nekaj sherr me thika ne durres

Sondazh

Poll