Sport

Fundi i një cikli, Aguero bën gati “valixhen” pas 10 vitesh te City

30 Mars 2021, 05:26 Nga DOSJA

ANGLI – Argjentinasi Sergio Aguero, sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e Manchester City. Tashmë kjo është zyrtarizuar, si nga klubi ashtu nga sulmuesi 32-vjeçar, që janë shprehur se nuk do ta rinovojë marrëveshjen midis tyre. Autori i 257 golave në 384 ndeshjeve në Premier League, pas 10 vitesh do t’i japë lamtumirën “Citizenit”, çka e ka shprehur edhe në një letër emocionuese.

“Kur një cikël merr fund, lindin shumë ndjesi. Një ndjenjë e madhe kënaqësie dhe krenarie mbetet tek unë për faktin që kam luajtur për Manchester City për dhjetë sezone, e pazakontë për një lojtar profesionist në këtë ditë dhe moshë.

Dhjetë sezone dhe arritje të mëdha, gjatë të cilave isha në gjendje të bëhesha shënuesi më i mirë në historinë e këtij klubi dhe duke krijuar një lidhje të fortë me të gjithë ata që e duan këtë klub, të cilët do të jenë gjithmonë në zemrën time.

U bashkova me ekipin gjatë epokës së rindërtimit të vitit 2011 dhe fituam një vend ndër klubet më të mëdha të botës. Detyre për të ruajtur këto pozita do të mbetet mbi të tjerat. Sa për veten time, unë do të vazhdoj të jap maksimumin për pjesën tjetër të sezonit për të fituar më shumë tituj dhe për të sjellë më shumë gëzim për tifozët.

Më pas do të nis një fazë e re, me sfida të reja dhe do të jem i gatshëm t’i përballoj ato me të njëjtin pasion dhe profesionalizëm, siç kam bërë gjithmonë për të luajtur në nivelet më të larta”,- shkruan Aguero, në letrën e tij të publikuar në rrjetet sociale në gjuhën angleze dhe spanjolle.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport argjentinasi manchester city premier league sergio aguero argjentinasi manchester city premier league sergio aguero

Sondazh

Poll

Sport 29 Mars 2021, 16:13

Cungohet lista kuqezi përpara San Marinos

SAN MARINO – Përfaqësuesja kuqezi ka mbërritur pasditen e sotme në San Marino, ku do të zhvillojë ndeshjen e fundit të këtij grumbullimi për eliminatoret ...

Sport 29 Mars 2021, 13:50

Toni Kros heq dorë nga kombëtarja gjermane

GJERMANI – Toni Kroos vendos të tërhiqet nga përfaqësuesja e Gjermanisë. Futbollisti i mirënjohur teuton duket se ka marrë vendimin e vështirë për të hequr dorë...