Bota

Presidenti i Pakistanit dhe zyrtarë të tjerë diagnostikohen me koronavirus

29 Mars 2021, 20:48 Nga DOSJA
Presidenti i Pakistanit dhe zyrtarë të tjerë diagnostikohen me

Presidenti i Pakistanit, Arif Alvi, tha se është diagnostikuar me koronavirus, edhe pse ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër sëmundjes që e shkakton ai, COVID-19.

“Testi im i koronavirusit është pozitiv”, shkroi Alvi në Twitter.

“Unë e kam marrë dozën e parë të vaksinës, por antitrupat fillojnë të formohen pas dozës së dytë”, shtoi ai.

Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Pervez Khattak, u diagnostikua po ashtu me virus.

Më 20 mars, edhe kryeministri Imran Khan dhe gruaja e tij dolën pozitivë.

Të hënën, autoritetet në Pakistan raportuan për mbi 4,500 raste të reja me koronavirus dhe 41 viktima.

Në total, ky vend ka raportuar mbi 659,000 raste pozitive dhe 14,256 viktima.

Muajin e kaluar, Islamabadi nisi imunizimin e punëtorëve shëndetësorë me vaksina të dhuruara nga Kina.

Marrë nga REL 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota arif alvi. arif alvi.

Sondazh

Poll