Bota

Qyteti mbulohet nga ndotja, mbyllen shkollat në Nepal

29 Mars 2021, 20:03 Nga DOSJA
Qyteti mbulohet nga ndotja, mbyllen shkollat në Nepal

AZI-Shkollat në Nepal janë mbyllur për shkak të ndotjes. Sipas mediave të huaja, smongu ka mbuluar vendin dhe për herë të parë është udhëruar mbyllja e shkollave.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënës Ministiri i Arsimit, Deepak Sharma, i cili ndër të tjera ka thënë se shkollat do të qendojë mbyllur deri ditën e premte.

“Është vendosur që institucionet arsimore do të mbyllen deri të Premten. Me sa jemi në dijeni, kjo është hera e parë që shkollat mbyllen për shkak të ndotjes,”-ka thënë ai.

Mësohet, se për shkak të smongut janë vonuar fluturimet me aeroplan. Ndërkohë, njerëzit kanë treguar se janë përballur me dhembje sysh për shkak të ndotjes.

Qeveria iu ka kërkuar njerëzve që të qëndrojnë brenda dhe të shmangin ndërtimin dhe djegien e plehrave. Nepali aktualisht renditet në mesin e qyteteve më të ndotura në botë.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ndotja e ajerit ne nepal nepal ndotja e ajerit ne nepal nepal

Sondazh

Poll