Bota

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njofton kategoritë që do të vaksinohen, punonjësit shëndetësorë, moshat mbi 80 v

29 Mars 2021, 20:29 Nga DOSJA
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njofton

KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se personat mbi moshën 80-vjeç, të cilat janë grupet e para të cilët do të vaksinohen me vaksinën ‘Astra Zeneca’, do të njoftohen paraprakisht nga njësitë e vaksinimit nëpër çdo komunë.

“Personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike do të kontaktohen nga njësitë e vaksinimit në çdo komunë për t’u vaksinuar, sipas listave të siguruara nga institucionet e vendit, derisa për t’u siguruar përfshirja e plotë e tyre në lista, gjatë ditës së nesërme, në dispozicion të qytetarëvë do të jetë edhe një platformë elektronike, krahas regjistrimit klasik”, – thuhet në njoftimin e MSH-së.

“Të parët që do të vaksinohen, sikur është bërë e ditur, janë të gjithë profesionistët shëndetësor, ndërsa menjëherë pas tyre, do të vaksionohen grupet e tjera sipas Planit shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19, përfshirë personat e moshës mbi 80 vjeçare”, thuhet tutje në postim.

Sipas Express, vaksinat do të merren fillimisht nga punonjësit shëndetësorë, pastaj në radhë janë grupet e moshuara dhe personat me probleme kronike. Komuna e parë në të cilën ka filluar vaksinimi është Prishtina. Pas një ore pritet të fillohet vaksinimi në Gjakovë.

I pari që sot mori sot dozën e parë të vaksinës ‘Astra Zeneca’, për imunizim ndaj koronavirusit, ishte kryeministri i vendit, Albin Kurti.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora vaksinimi ne kosove vaksinohet albin kurti vaksinimi ne kosove vaksinohet albin kurti

Sondazh

Poll