Bota

Johnson & Johnson do të nisë shpërndarjen e vaksinave në Evropë më 12 prill

29 Mars 2021, 20:22 Nga DOSJA
Johnson & Johnson do të nisë shpërndarjen e vaksinave në

EVROPË-Vaksina anti-Covid, Johnson & Johnson do të jetë e disponueshme në Evropë në muajin prill. Sipas CNN, kompania ka thënë se do të fillojë shpërndajen më 12 prill.

“Më 19 prill do të fillojnë dërgesat e vaksinave në Evropë nga kompania farmaceutike amerikane të Covid-19, Johnson & Johnson,”-thuhet në një njoftim të kompanisë.

Vaksina ishte, në mes të marsit, e katërta në radhë që mori dritën jeshile nga Agjencia Evropiane e Barnave, pas vaksinave Pfizer-BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca.

Për të rritur prodhimin e saj dhe për të përmbushur kërkesën, Johnson & Johnson ka lidhur disa marrëveshje muajt e fundit me laboratorë farmaceutikë në Evropë, të cilët do të jenë përgjegjës për prodhimin e saj: këto janë Sanofi në Francë, Catalent në Itali dhe IDT Biologika në Gjermania.

Kjo është vaksinë e parë që merr dritën jeshile nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila kërkon vetëm një dozë në vend të dy dhe gjithashtu mund të ruhet në temperaturën noramle në frigorifer.

Johnson & Johnson ka nënshkruar një kontratë me BE-në që parashikon mundësinë e furnizimit me 200 milion doza në 2021.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota shperndarja e johnson ne evrope vaksina johnson & johnson shperndarja e johnson ne evrope vaksina johnson & johnson

Sondazh

Poll