Bota

“Një prej tyre vlen 5 mijë euro”/ 185 breshka të Galapagos, po dërgoheshin në Ekuador në mënyrë të paligjsh

29 Mars 2021, 20:39 Nga DOSJA
“Një prej tyre vlen 5 mijë euro”/ 185 breshka të

EKUADOR-Zyrtarët doganorë në Ekuador kanë zbuluar 185 breshke të paketuara brenda një valixhe që ishin marrë nga Ishujt Galapagos.

Sipas BBC, breshkat ishin mbledhur me qese plastikë dhe u gjetën gjatë një inspektimi rutinë në aeroportin kryesor në ishullin Baltra.

“Dhjetë prej tyre kishin ngordhur, “-thanë zyrtarët.

Një nga kërcënimet më të mëdha për breshkat e Galapagos është tregtia e paligjshme nga mbledhësit e kafshëve për tregjet ekzotike të kafshëve shtëpiake.

Breshkat e kapura në aeroportin në Baltra mendohet të jenë më pak se tre muajshe.

Zyrtarët që luftojnë trafikimin e jetës së egër thonë se nga breshkat personat që i shesin mund të marrin 5,000 dollarë për një prej tyre.

Asnjë person nuk është arrestuar deri më tani.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota trafikohen breshkat ne galapagos trafikohen breshkat ne galapagos

Sondazh

Poll