Bota

Fillon gjyqi ndaj Derek Chauvin për vrasjen e George Floyd, prokurorët kërkojnë dënimin maksimal

29 Mars 2021, 20:09 Nga DOSJA
Fillon gjyqi ndaj Derek Chauvin për vrasjen e George Floyd, prokurorët

SHBA– Prokurorët akuzuan ish-oficerin e policisë Derek Chauvin për vrasjen e George Floyd duke i vënë gjurin në qafë derisa ai humbi jetën, në hapjen e gjyqit ditën e sotme, për vrasjen e konsideruar nga miliona njerëz si provë e papërgjegjshmërisë së policisë amerikane.

Prokurori, Jerry Blackwell, i tha jurisë se vdekja e Floyd majin e kaluar, e cila ringjalli lëvizjen Black Lives Matter dhe nisi disa muaj protesta në të gjithë Amerikën dhe rreth botës, u shkaktua nga Chauvin duke mbajtur gjurin në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta gjë që i shkaktoi vdekjen.

“Atë që po bënte Chauvin, ai po e bënte qëllimisht,” – tha Blackwell ndërsa përshkroi çështjen e tij para jurisë në dhomën e gjykatës në Minneapolis, qyteti ku u vra Floyd.

Sipas Guardian, prokurori tha se Chauvin përdori forcë të tepruar dhe të paarsyeshme pa marrë parasysh jetën e Floyd. Blackwell tha se ishte një sulm që çoi në vdekjen e viktimës.

Chauvin, 45 vjeç, ka mohuar akuzat për vrasje të shkallës së dytë dhe të tretë dhe vrasje pa dashje, për vdekjen e 46 vjeçarit afrikano-amerikan i cili u arrestua nën dyshimin e përpjekjes për të blerë cigare me një kartmonedhë 20 dollarëshe fallco.

Ish oficeri, i cili u pushua nga puna, përballet me 40 vjet burg nëse dënohet për akuzat më të rënda. Avokati i Chauvin, Eric Nelson, i tha jurisë në deklaratën e tij hapëse se provat do të tregojnë se Floyd ishte nën ndikimin e drogës dhe se forca e përdorur kundër tij ishte e arsyeshme për shkak të sjelljes së tij.

Një grup protestuesish mbanin tabela që shkruanin “Minneapolis nuk do ta harrojë kurrë George Floyd” dhe ” George Floyd nuk po gjykohet, Derek Chauvin po “.

Në regjistrimin e shfaqur gjatë gjyqit shihet sesi Chauvin mban gjyrin mbi qafën e Floyd, dhe ky i fundit dëgjohet duke thënë 20 herë se nuk mund të merrte frymë dhe 10 herë se po vdiste. Ai thirri vazhdimisht për nënën e tij të vdekur.

Prokurori tha se oficeri jo vetëm që nuk përmbushi detyrën e tij ligjore për të ndihmuar Floyd por ndaloi këdo tjetër që ta ndihmonte, përfshirë një zjarrfikës të trajnuar në ndihmën e parë.

Rezultati i gjyqit mund të përqendrohet në shkaqet e vdekjes. Autopsia zyrtare dhe një autopsia e pavarur në atë kohë arritën në përfundimin se shkaku kryesor i vdekjes ishte vrasja.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota black lives matter derek chauvin george floyd jerry blackwell black lives matter derek chauvin george floyd jerry blackwell

Sondazh

Poll