Aktualitet

E kishte parkuar në Vlorë, i vihet flaka makinës së Françeska Jaçes! Policia: Dyshohet se ka qenë i qëllimshëm. Dëmi q

29 Mars 2021, 20:04 Nga DOSJA
E kishte parkuar në Vlorë, i vihet flaka makinës së

VLORË– Digjet makina e Françeska Jaçes! Makina luksoze tip “Range Rover” e modeles dhe blogeres është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka dëme në njerëz, ndërkohë paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur nga puna për zbardhjen e shkaqeve të flakëve që shkrumbuan mjetin luksoz tip “Range Rover”, por paraprakisht dyshohet se ka qenë e qëllimshme. Në një foto të siguruar nga Dosja.al nga vendi i ngjarjes, shihet se makina ka qenë e parkuar krahas makinave të tjera, ndërsa modelja është nisur për një udhëtim në Brazil.

“Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”,  në pronësi të shtetases F. J., banuese në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit“, thuhet në njoftimin zyrtar.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina e franceska jaces françeska jaçe digjet makina e franceska jaces françeska jaçe

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Mars 2021, 18:19

TIRANË- Qeveria ka vendosur që t’i japë ndihmën financiare prej 1 milion lekësh familjes së Arjan Sala,  33-vjeçarit që humbi tragjikisht jetë...