Politike

Takime “derë më dere” tek ndërkombëtarët! Yuri Kim shkon tek Soreca: Kemi shumë sfida para! Një gjë është e sigurt

29 Mars 2021, 16:39 Nga DOSJA
Takime “derë më dere” tek ndërkombëtarët!

TIRANË– Pas takimit me kryetaren e OSBE-së, Urszula Gacek, ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka “trokitur” në derën e radhës. (Shiko këtu) Pasditen e sotme, ajo është takuar me ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca duke ndarë edhe foto nga takimi me të.

Krahas fotos, Kim shkruan se me kolegun e presin shumë sfida, duke nisur që nga reforma në Drejtësi, tek zgjedhjet, por shton se mbështetja nga BE dhe nga SHBA për Shqipërinë nuk do të mungojë.

Shumë sfida para nesh – zbatimi i Reformës në Drejtësi, zgjedhjet e 25 prillit,  oferta e Shqipërisë për në BE – por një gjë është e sigurt: Luigi Soreca dhe unë pajtohemi që bashkëpunimi i SHBA dhe BE në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë!,”-shkruan Kim.

Pas ambasadores amerikane, të njëjtën foto ka shpërndarë dhe Soreca, me përshkrimin: Qëllimi i përbashkët dhe puna e përditshme në ekip, shtyllat e bashkëpunimit të BE dhe SHBA në Shqipëri, për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Ndërkohë që vetëm pak orë më parë, Kim lëshoi një tjetër mesazh për qytetarët shqiptarë duke u kërkuar që të mos votojnë për kandidatët e lidhur me krimin. Prej kohësh, ajo është kthyer në zërin më të fortë të ndërkombëtarëve në Shqipëri, duke përmendur me emra figura politikë që sipas saj nuk duhet të kandidojnë. Tom Doshi ka qenë disa herë në “shënjestër” të Kim, e cila ka kërkuar reagim edhe nga palët politike.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike luigi soreca yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021 luigi soreca yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll