Politike

’25 prilli’ po vjen! Ambasadorja amerikane ‘zbarkon’ në zyrën e kryetares së OSBE-së, paralajmëron lëvizjen: Po pr

29 Mars 2021, 15:47 Nga DOSJA
’25 prilli’ po vjen! Ambasadorja amerikane ‘zbarkon’

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryetaren e OSBE-së, Urszula Gacek. Kur më pak se një muaj na ndan nga zgjedhjet e 25 prillit, Kim ka “zbarkuar” në zyrën e kolegës, me të cilën ka bërë me dije se ka diskutuar pikërisht për votimet. 

Përveç të dërguarve nga OSBE-ja, Kim ka njoftuar se në zgjedhje edhe Ambasada Amerikane në Tiranë do të dërgojë ekipin e saj  në qendrat rreth e qark vendit. E pranishme në terren, do të jetë edhe vetë ambasadorja Kim. 

“Diskutuam me Amb. Urszula Gacek, yryetare e OSBE  për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri përgatitjet për zgjedhjet 25 prillit. SHBA mbështet këtë mision të rëndësishëm, përfshirë edhe vëzhguesit kontribues. Ambasada Amerikane gjithashtu do të dërgojë ekipin tonë (duke përfshirë edhe mua) në vende përreth vendit.“- shkruan ajo.

Discussed with Amb. Urszula Gacek, Head of @osce_odihr for election observation in ??, preparations for 4/25 elections. ?? supports this important mission, including by contributing observers. US Embassy will also dispatch our team (including me) to locations around the country. pic.twitter.com/6wBc0ALOX0

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 29, 2021

Ndërkohë që vetëm pak orë më parë, Kim lëshoi një tjetër mesazh për qytetarët shqiptarë duke u kërkuar që të mos votojnë për kandidatët e lidhur me krimin. Prej kohësh, ajo është kthyer në zërin më të fortë të ndërkombëtarëve në Shqipëri, duke përmendur me emra figura politikë që sipas saj nuk duhet të kandidojnë. Tom Doshi ka qenë disa herë në “shënjestër” të Kim, e cila ka kërkuar reagim edhe nga palët politike. 

(a.k/k.m. dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021 yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll