Bota

Agjencia Evropiane e Barnave miraton vaksinën Johnson & Johnson, e katërta për përdorim në bllok pas Pfizer, Moderna d

29 Mars 2021, 14:54 Nga DOSJA
Agjencia Evropiane e Barnave miraton vaksinën Johnson & Johnson, e

BRUKSEL- Bashkimi Evropian dhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) i dhanë dritën jeshile vaksinës Johnson & Johnson dhe më vonë u miratua zyrtarisht për përdorim në bllok nga Komisioni Evropian.

Vaksina J&J është e katërta që i jepet miratimi për përdorim në bllok. Ajo bashkohet me vaksinën gjermano-amerikane BioNTech-Pfizer, vaksinën Britaniko-Suedeze AstraZeneca dhe vaksinën Moderna të bërë nga SHBA-ja.

“Autoritetet në të gjithë Bashkimin Evropian do të kenë një mundësi tjetër për të luftuar pandeminë dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve të tyre,” – tha Emer Cooke, Drejtori Ekzekutiv i EMA.

“Kjo është vaksina e parë që mund të përdoret si një dozë e vetme,” – shtoi ajo.

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, tha se vaksinat “më të sigurta dhe efektive” po dilnin në treg.

Vaksina J&J u zhvillua nga Janssen Pharmaceuticals, e cila është në pronësi të J&J dhe me qendër në Belgjikë. BE tashmë ka siguruar 400 milion doza të vaksinës, të cilat ishin nën rishikimin e EMA që nga dhjetori 2020.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota emer cooke johnson&johnson ursula von der leyen emer cooke johnson&johnson ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Bota 29 Mars 2021, 14:49

VIDEO/Albin Kurti merr vaksinën anti-Covid

KOSOVË-Kryministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë vaksinën anti-covid, AstraZeneca. Sipas Gazeta Express, ai e ka marrë vaksinën në sallën “1 Tetori” në P...