Bota

Kishte pasuri me vlerë 17.5 miliardë dollarë! Ndërron jetë personi më i pasur i Çekisë në një aksident ajror në Alask

29 Mars 2021, 08:17 Nga DOSJA
Kishte pasuri me vlerë 17.5 miliardë dollarë! Ndërron

ÇEKI– Biznesmeni më i pasur i Republikës së Çekisë, Petr Kellner, ka ndërruar jetë pas rrëzimit të një helikopteri në Alaskë.

“PPF njofton me trishtim të madh, se më datë 27 mars 2021, aksioneri kryesor i PPF-së, Petr Kellner vdiq tragjikisht në një aksident helikopteri në malet e Alaskës”, tha grupi përmes një deklarate të shkurtër më 29 mars.

Ende nuk dihen sgkaqet që çuan në rrëzimin e helikopterit, që i mori jetën një ndër personave më të pasur edhe në rang botëror.

Përveç biznesmenit, në aksident janë vrarë Benjamin Larochaix, gjithashtu nga Republika Çeke, dy nga udhëzuesit e ekskurzionit, dhe piloti i helikopterit.

56-vjeçari u spikat në vitet 1990 përmes një fondi investimesh të cilin ai e përdori për të blerë një pjesë kontrolluese në kompaninë më të madhe të sigurimeve të vendit. Revista Forbes ka vlerësuar se ai posedonte pasuri në vlerë 17.5 miliardë dollarë.

Në tetor të vitit 2020, miliarderi bleu Ndërmarrjet e Medias të Evropës Qendrore, një rrjet i madh transmetues evropian, në vlerë 1.1 miliard dollar.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota nderron jete petr kellner petr kellner nderron jete petr kellner petr kellner

Sondazh

Poll

Bota 29 Mars 2021, 06:35

Problemet e sistemit juridik në Kroaci

KROACI– Opinioni kroat shumë rrallë është unik si në çeshtjen e reformës juridike. Gati në mënyrë konsensuale thuhet se kjo fushë është e korruptua...

Bota 28 Mars 2021, 20:56

Junta birmaneze vazhdon terrorin mbi protestuesit

Forcat birmaneze qëlluan mbi pjesëmarrësit në një ceremoni mortore të dielën, një ditë pasi mbi 100 vetë u vranë në protesta, dita më e përgjakshme që nga grush...