Politike

“Të braktisur dhe të gjobitur pas tërmetit”, Pampuri me familjen që jeton në një lokal fshati: Gjërat ndryshojnë pas

29 Mars 2021, 09:06 Nga DOSJA
“Të braktisur dhe të gjobitur pas tërmetit”, Pampuri

TIRANË– Kandidatja  Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka vizituar ditën e sotme një familje në fshatin Bastar i Mesëm në kryeqytet që jeton në një lokal, pasi shtëpia i është dëmtuar nga tërmeti.

Gjatë fjalës së saj, Pampuri tha se njerëzit nëpër fshatra janë të harruar plotësisht nga qeveria. Ajo është shprehur se familja e Agim Lilës jeton në kushte të vështira ekonomike pas prishjes së shtëpisë nga tërmeti, por nuk ka përfituar asgjë nga qeveria.

Me familjen dhe me një vajzë me probleme të shëndetit mendor, Agimi jeton pas perdes që e ndan me një bar të sajuar në fshat.


Rrobat i kam të gjitha përjashtë. INUK-u erdhi dhe më vuri 5 milionë lekë gjobë, pse vura këtë kasolle. Policia më mori përkrahësh e më çoi në rajon. Ndërkohë, bashkia ka 1 vit që më gënjen, do të vijmë sot e do të vijmë nesër, asgjë”- tha Agimi.

Orjola Pampuri u shpreh se pas 25 Prillit gjërat do të ndryshojnë.

“Çdo votë ka rëndësi për të sjellë ndryshimin. Juve ju duhet një qeveri njerëzore, që kujdeset dhe merr vendime në interesin tuaj”, tha Orjola Pampuri.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike orjola pampuri zgjedhjet 25 prill 2021 orjola pampuri zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 29 Mars 2021, 08:24

TIRANË– Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka kujtuar përmes fotove njohjen me deputetin dhe ish-kryeministrin Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë sot,...