Politike

Unaza e Madhe! Balluku: Nisi asfaltimi, për 3 ose 4 ditë të hapet segmenti i parë. Paralajmëron vonesa (Justifikimi)

28 Mars 2021, 20:42 Nga DOSJA
Unaza e Madhe! Balluku: Nisi asfaltimi, për 3 ose 4 ditë të hapet

TIRANË– Ka nisur asfaltimi i lotit 3 në Unazën e Madhe! Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ishte e pranishme në segmentin që pritet të lidhë zonën e Shkozës me atë të Maternitetit të Ri. 

Gjatë bisedës me inxhinerët e pranishëm, Balluku premtoi se brenda 3-4 ditëve do të hapet segmenti i parë i lotit, ndërsa më 20 prill do të ‘lirohet’ edhe pjesa e mbetur. Megjithatë parashikoi vonesa duke përmendur se javën që vjen në vendin tonë priten shira. 

“Shpresoj që moti mos të na ndikojë të mos kemi problematika, për shkak të ndonjë shiu dhe ritmi të mos bjerë deri në përfundim të kësaj vepre. Ju parashikoni që për 3 ose 4 ditë të hapet segmenti i parë. Deri më 20 prill parashikojmë të hapim pjesën e mbetur,”- tha Balluku.

VIDEO NGA BALLUKU:

Punimet tek Unaza e Re kanë shkaktuar një kaos të vërtetë me trafikun në kryeqytet, duke bllokuar një prej arterieve më të rëndësishme hyrëse dhe dalëse në Tiranë. Deri në përfundimin e punimve, drejtuesit e mjeteve duhet të përdorin rrugët dytësore për të hyrë në kryeqytet.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike belinda balluku punimet tek unaza e re unaza e madhe belinda balluku punimet tek unaza e re unaza e madhe

Sondazh

Poll