Sport

Në Tiranë feston Anglia! Shqipëria gabon, Kane dhe Mount nuk falin, “3 luanët” mundin 0-2 kuqezinjtë

28 Mars 2021, 15:27 Nga DOSJA
Në Tiranë feston Anglia! Shqipëria gabon, Kane dhe Mount nuk

TIRANË– “Tre Luanët” rrëmbejnë fitoren në ndeshjen ndaj Shqipërisë! 2 gola kanë mjaftuar për të marrë me vete 3 pikë dhe kryesimin e grupit I, duke qenë një hap më pranë Botërorit “Qatar 2022”.

Ndeshja për kuqezinjtë nisi mirë me një tentativë për gol nga Uzuni, i cili gaboi duke qëlluar më lart kuadratit të portës. Pas më pas, në minutën e 38′, Harry Kane nuk fali dhe shënoi kundër Shqipërisë, duke i çuar më të qetë shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjes.

Pas pushimit, Shqipëria tentoi sërish që të shënonte, por në minutën e 63′ porta e Berishës u trondit sërish. Kësaj here nga mesfushori i skuadrës së Chelsea, Mason Mount. Sterling priti një pasim të gabuar nga Gjimshiti, duke ia pasuar Kane, i cili dha asist për golin.

Nga të gjitha përballjet zyrtare mes dy ekipeve, Shqipëria nuk ka fituar dhe barazuar asnjë herë, ndërsa britanikët kanë shënuar 4 fitore, 5 bashkë me sot. Kuqezinjtë e kanë çuar topin në rrjet vetëm 1 herë, përballë 14 golave të kundërshtarëve. 

Me fitoren e sotme, Anglia renditet e para në grupin I, me 6 pikë, ndërsa Shqipëria renditet e dyta me 3. Polonia ka zënë vendin e tretë me 1 pikë, po aq sa Hungaria. Ndërsa me nga 0 pikë, renditen Andora dhe San Marino.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport grupi i ndeshja shqiperi-angli grupi i ndeshja shqiperi-angli

Sondazh

Poll