Sport

VIDEO / Mungonte “Goal Line Technology”?! Santos: “Arbitri më kërkoi falje, por kjo nuk e zgjidh problemin”

28 Mars 2021, 09:44 Nga DOSJA
VIDEO / Mungonte “Goal Line Technology”?! Santos: “Arbitri

SERBI – Pas epërsisë 2-0 ndaj Serbisë në Beograd të shtunën në mbrëmje, luzitanët e Portugalisë abuzuan me rezultatin dhe në përfundim barazuan 2-2, në një ndeshje që prodhoi shumë polemika për shkak se Cristiano Ronaldo, iu anullua një gol në minutën e fundit të shtesës.

“Goal Line Technology” nuk kishte dhe kjo e tërboi sulmuesin e Juventusit, i cili u ndëshkua me karton të verdhë dhe braktisi fushën e lojës në shenjë proteste. Po ashtu u irritua edhe trajneri Fernando Santos, skuadrës të së cilit iu mohua një fitore nga gjyqtari holandez Danny Makkelie.

“Nuk kam asnjë shpjegim. U kisha thënë lojtarëve se ata mund të futeshin në lojë. E kontrolluam lojën pas barazimit dhe shënuam një gol që nuk u llogarit. Topi ishte më shumë se gjysmë metri brenda portës. Sigurisht kjo nuk është alibi për atë që nuk bëmë, apo për faktin se mund të ishim paraqitur më mirë. Por të futet topi një gjysmë metri në portë dhe të mos quhet gol, kjo është e pamundur në futboll”,- është shprehur pas ndeshjes trajneri i Portugalisë, i cili tregon edhe bisedën me gjyqtarin Danny Makkelie.

“Arbitri thjesht më kërkoi falje. Është hera e dytë që më ndodh në një ndeshje kualifikuese. Nuk është e mundur, që në një garë të tillë për kampionatin botëror të mos ketë VAR, ose “Goal Line Technology”. Në fakt ishte një nga gjërat që ma tha atje në fushë, që nuk kishte “Goal Line Technology” dhe ishte e rëndësishme të kishte.

Pastaj përfundoi duke më kërkuar faljen. Gjithsesi kjo nuk e zgjidh problemin. Arbitrat janë njerëz, ata bëjnë gabime dhe kjo është arsyeja pse ekziston teknologjia VAR, me qëllim që këto gabime të mos ndodhin”,- ka përfunduar Santos, i cili nuk iu gëzua dot fitores edhe pse talenti Diogo Jota kishte realizuar dy herë në portën e Serbisë që në pjesën e parë të takimit.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport danny makkelie fernando santos goal line technology portugalia serbia danny makkelie fernando santos goal line technology portugalia serbia

Sondazh

Poll

Sport 27 Mars 2021, 17:15

“Tri Luanët” janë nisur drejt Tiranës…

ANGLI – Në një njoftim në faqen e tyre në “Twitter”, kombëtarja e “Tri Luanëve” ka njoftuar nisjen e saj drejt Shqipërisë dhe pritet të mbërrijnë në vendin tonë...