Sport

ÇFARË NDODH NË BEOGRAD!!! Portugalia dhe Ronaldo ndihen të vjedhur në fundin e ndeshjes, sulmuesi hedh shiritin në tokë v

27 Mars 2021, 22:14 Nga DOSJA
ÇFARË NDODH NË BEOGRAD!!! Portugalia dhe Ronaldo ndihen të

BEOGRAD- Serbi-Portugali ishte një ndeshje e çmendur. Takimi i dytë për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022 e vlefshmë për Grupin A përfundoi me shifrat 2-2. Një pjesë e parë që foli për portugezët të cilët kaluan dy herë në avantazh me futbollistin e Liverpool Diogo Jota. Sulmuesi shënoi në minutat 11’ dhe 36’.Në pjesën e dytë serbët u zgjuan dhe shpalosën të gjithë focën e tyre. Mitrovic në minutën e 46-të  do të shënonte golin e parë, ndërsa Kostic në të 60-tën do të barazonte shifrat.

Një rezultat i tillë kënaqi jo pak serbët, por sekondat e fundit të ndeshjes ishin një çmenduri e vërtetë. Milenkovic në minutën e 92-të ndëshkohet me karton të kuq, ndërsa vetëm 1 minutë nga ky moment Ronaldo shënoi për Portugalinë, por goli nuk u akordua. Nga pamjet e publikuara, duket se topi e ka kaluar vijën fatale.

 

Ky vendim i gjyqtarit, tërboi CR7-tën i cili u shfaq tepër i zhgënjyer në fundin e ndeshjes. Ronaldo doli nga ndeshja, madje hodhi edhe shiritin e kapitenit dhe u ndëshkua me të verdhë. Me këtë barazim, dy kombëtaret tani kanë nga 4 pikë. Serbia gjendet në vendin e parë për shkak të golaverazhit, kurse Portugalia në pozitën e dytë.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport portugali ronaldo serbi portugali ronaldo serbi

Sondazh

Poll

Sport 27 Mars 2021, 17:15

“Tri Luanët” janë nisur drejt Tiranës…

ANGLI – Në një njoftim në faqen e tyre në “Twitter”, kombëtarja e “Tri Luanëve” ka njoftuar nisjen e saj drejt Shqipërisë dhe pritet të mbërrijnë në vendin tonë...