Sport

Hodhi shiritin e kapitenit në tokë, Cristiano Ronaldo shpjegon atë moment nervozizmi: Po dëmtohej një komb i tërë

28 Mars 2021, 09:19 Nga DOSJA
Hodhi shiritin e kapitenit në tokë, Cristiano Ronaldo shpjegon

PORTUGALI-Një skenë e rrallë ka ndodhur në ndeshjen mes Serbisë dhe Portugalisë. Rezultati i takimit ishte 2-2, ndërsa Cristiano Ronaldo do të shënonte në minutën e fundit. Teorikisht, pasi topi e kishte kaluar vijën e portës.Por nga ana tjetër nuk ndante të njëjtin mendim arbitri që i ka mohuar hapur tre pikët Portugalisë, duke mos e quajtur golin. Menjëherë Ronaldo do të dilte nga fusha e lojës i nervozuar, duke hedhur edhe shirtin e kapitenit në tokë.

Kjo sjellje mund të sillte edhe disa kritika nga tifozët e Portugalisë, por futbollisti ka shpjeguar gjithçka nëpërmjet një reagimi në “Facebook”. Të jem kapiten i Kombëtares së Portugalisë është një nga krenaritë dhe privilegjet më të mëdha të jetës sime.

Unë jap dhe gjithmonë do të jap gjithçka për vendin tim, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Por ka momente të vështira për t’i bërë ballë, veçanërisht kur ndihemi sikur një komb i tërë po dëmtohet. Kokën lart dhe përballemi me sfidën e radhës! Jepi Portugali!”, shkruan Cristiano Ronaldo.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport portugalia ronaldo portugalia ronaldo

Sondazh

Poll

Sport 27 Mars 2021, 17:15

“Tri Luanët” janë nisur drejt Tiranës…

ANGLI – Në një njoftim në faqen e tyre në “Twitter”, kombëtarja e “Tri Luanëve” ka njoftuar nisjen e saj drejt Shqipërisë dhe pritet të mbërrijnë në vendin tonë...