Sport

FOTO EKSKLUZIVE/ Mesazhi i tifozëve për kuqezinjtë: “Sytë dhe zemrën te ju!”

28 Mars 2021, 12:35 Nga DOSJA

TIRANE – Gjithçka gati për ndeshjen e mbrëmjes së sotme mes Shqipërisë dhe Anglisë. Edhe stadium “Air Albania” i rikthehet aktivitetit pas disa  muajsh pushim dhe rreth 3 javësh rikuperimi me metodat më të reja për të sjellë tapetin e barit në kushtet optimale.

Për fat të keq tifozeria shqiptare nuk arriti të marrë dritën jeshile, për të qenë në stadium sot në këtë ndeshje nga qeveria shqiptare dhe Komiteti i Ekspertëve të Menaxhimit të pandemisë.

Megjithatë ata kanë një mesazh special për lojtarët e kombëtares sonë, të cilën e kanë shpalosur me këtë banderole, ku shkruhet: “Sytë dhe zemrën te ju!”, të cilën ne po e botojmë.

Kujtojmë që ne jemi ndër të paktat vende që nuk lejojmë as 30% të tifozëve në stadium, ashtu si kishte edhe në Andorra, një vendim për të ardhur keq, sidomos për një ndeshje si kjo, kur Anglia rikthehet të luaj me Shqipërinë pas 20 vitesh.

Sipas burimeve të Dosja.al, specialisti skocez, që u mor me fushën dhe rikuperimin e saj, ka bërë një punë të mirë dhe aktualisht tapeti i gjelbërt, duket të jetë në gjendje shumë më të mirë se sa ishte.

Po sipas tij, bari ka arritur të depërtojë në një thellësi prej 8 cm në shtesat e mëposhtme, duke e bërë atë që të jetë gati për këtë përballje kaq të rëndësishme mes Shqipërisë dhe Anglisë.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport air albania anglia shqiperia tifozet air albania anglia shqiperia tifozet

Sondazh

Poll