Sport

VIDEO/ Si sot 20 vjet më parë Anglia zbarkonte në “Qemal Stafa”, perla e Altin Rrakllit trondiste “Tre Luanët”

28 Mars 2021, 11:22 Nga DOSJA
VIDEO/ Si sot 20 vjet më parë Anglia zbarkonte në “Qemal

SHQIPËRI– Federata Shqiptare e Futbollit është rikthyer pas në kohë dhe ka publikuar në faqen e saj ndeshjen e 28 marsit të vitit 2001 mes Shqipërisë dhe Anglisë për kualifikueset e Kupës së Botës Kore-Japoni 2002. Ndeshja zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa” përfundoi me shifrat 1-3, ndërsa golin e vetëm të takimit për kuqezinjtë do e shënonte Altin Rraklli.

Sulmuesi, i cili ishte futur në lojë si zëvendësues, realizoi në minutën e 93-të një gol të bukur duke zënë në befasi mbrojtjen angleze. E veçanta është se Rraklli realizoi sërish në minutën e 92-t kur rezultati ishte 1-2 për anglezët, duke barazuar në 2-2, por asistenti dhe më pas arbitri luksemburgas, Hamer, e anuluan golin për pozicion jashtë loje të Rrakllit, që në fakt ishte inekzistent.

 

#OnThisDay – Si sot 20 vjet më parë Altin Rraklli shënonte këtë gol për #Shqipërinë ndaj Anglisë në ndeshjen e luajtur më 28 mars 2001 në stadiumin “Qemal Stafa”, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Kore – Japoni 2002”@England We welcome you in Tirana ???#FSHF #England pic.twitter.com/3CJIW6GIS8

— FSHF (@FSHForg) March 28, 2021

POSTIMI I FEDERATËS SHQIPTARE TË FUTBOLLIT

“Si sot 20 vjet më parë Altin Rraklli shënonte këtë gol për Shqipërinë ndaj Anglisë në ndeshjen e luajtur më 28 mars 2001 në stadiumin “Qemal Stafa”, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Kore – Japoni 2002”. Ishullorët triumfuan me rezultatin 3-1, por minutat e fundit ishin mjaft emocionuese.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport altin rraklli fshf altin rraklli fshf

Sondazh

Poll