Aktualitet

Zbulohet e kaluara e të riut që iu bë atentat në Vlorë/ I dënuar për mashtrim dhe drogë, pas burgut shpërndante pica

13 Maj 2019, 06:51 Nga DOSJA
Zbulohet e kaluara e të riut që iu bë atentat në Vlorë/

VLORË– Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i djeshëm në Vlorë ndaj Romario Alirajt, i cili shpëtoi mrekullisht. (Lexo këtu)

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shënjestra e atentatit ka qënë arrestuar më parë nga Policia për mashtrim dhe trafik droge. Detaje këto që hedhin dyshimet në pistën e hakmarrjes ndaj pazareve të prishuara. 

Por mesa duket pas daljes nga burgu, 33-vjeçari i ishte rikthyer një jete normale dhe shpërndante pica.

Gjithashtu mësohet se ndaj automjetit të Alirajt, ditën e djeshme ishte shkrepur plot 15 gëzhoja, të cilave 33-vjeçari kishte mundur që t’i shpëtonte. 

Atentati ndodhi ditën e djeshme në rrugën Vlorë –Novoselë në Afërsi të Urës së Mifolit gjatë kohës kur makina e të riut ishte në lëvizje. 

Mësohet se disa nga plumbat kanë prekur makinën, e cila ka marrë dëmtime të shumta. Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe Romario Aliraj, jo për shkak të armëve të zjarrit por sepse mjeti i tij përfundoi në kanal.

Edhe disa ditë më parë në Vlorë , disa perosna që lëviznin me një makinë kanë qëlluar në drejtim të një lokali në Lungomare. Aty mbeti i plagosur një kalimtar i rastit, ndërsa objektivi i sulmit Inez Hajrulla shpëtoi. Këto ngjarje kanë rikthyer dhe njëherë frikën në Vlorë, pasi qyteti bregdetar njihet për kriminalitetin e tij të lartë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne vlore romario aliraj vlore plagosje ne vlore romario aliraj vlore

Sondazh

Poll