Sport

Në parim është arritur marrëveshja Sarri-Fenerbahce, kontrata në ditët në vijim

27 Mars 2021, 19:28 Nga DOSJA
Në parim është arritur marrëveshja Sarri-Fenerbahce,

TURQI – Jo vetëm Napoli dhe Roma e kërkojnë atë. Maurizio Sarri është gjithashtu shumë popullor edhe jashtë vendit. Dhe sipas asaj që zbulon portali turk ‘ajansspor.com’, ish-trajneri i Juves ka pasur një takim me presidentin e Fenerbahces, Ali Koç dhe tashmë midis tyre është arritur në parim edhe një marrëveshje në funksion të sezonit të ardhshëm.

Klubi turk, nga sa raportohet ka plane të mëdha për të ardhmen dhe ambicie të rëndësishme, që kërkojnë edhe një trajner të nivelit të lartë për stolin. Sipas asaj që shkruhet, marrëveshje Sarri-Fenerbahce mund të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Drejtuesit e “gjigantit” nga Stambolli, shkarkuan trajnerin Erol Bulut dy ditë më parë për shkak të rezultateve të dobëta dhe për momentin zgjidhja do të gjendet brenda klubit. 62-vjeçari italian është tunduar nga projekti dhe do të ulet në stolin e Fenerbahces sezonin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport 'ajansspor.com' ali koç erol bulut maurizio sarri presidentin e fenerbahces sarri-fenerbahce 'ajansspor.com' ali koç erol bulut maurizio sarri presidentin e fenerbahces sarri-fenerbahce

Sondazh

Poll

Sport 27 Mars 2021, 17:15

“Tri Luanët” janë nisur drejt Tiranës…

ANGLI – Në një njoftim në faqen e tyre në “Twitter”, kombëtarja e “Tri Luanëve” ka njoftuar nisjen e saj drejt Shqipërisë dhe pritet të mbërrijnë në vendin tonë...