Sport

Pas Holandës, Turqia “pushton” edhe Norvegjinë duke kryesuar Grupin G, Kroacia dhe Holanda ia…

27 Mars 2021, 19:01 Nga DOSJA
Pas Holandës, Turqia “pushton” edhe Norvegjinë duke

EUROPË– Pas Holandës,Turqia ia del të marrë një tjetër fitore të rëndësishme për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022. Përballë Norvegjisë, ballkanasit fitojnë bindshëm 0-3. Një pjesë e parë që foli për turqit, kur Ozan Tufan në minutën e 4-të do të shënonte golin e avantazhit, ndërkohë që mbrojtësi i Leicester Soyuncu do të dyfishonte shifrat në minutën e 28-të.

Në pjesën e dytë do të ishte përsëri Tufan që do të shënonte golin e tretë në minutën e 59-të ndeshjes. Në minutën e 80-të Norvegjia do të mbetej me 10 lojtarë pasi Thorstvedt do të ndëshkohej me karton të kuq. Një fitore e thjeshtë për Turqinë që kryeson grupin me 6 pikë së bashku me Malin e Zi por me golavarazh më të mirë. Kroacia dhe Holanda pas humbjeve në sfidën e parë, janë rikthyer te fitorja ditën e sotme.

“Tulipanët” kanë mundur 2-0 Letoninë, ndërsa Kroacia ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Qipros. Fitore ka marrë edhe Bjellorusia në shtëpi ndaj Estonisë me rezultatin 4-2.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport norvegjia turqia norvegjia turqia

Sondazh

Poll

Sport 27 Mars 2021, 17:15

“Tri Luanët” janë nisur drejt Tiranës…

ANGLI – Në një njoftim në faqen e tyre në “Twitter”, kombëtarja e “Tri Luanëve” ka njoftuar nisjen e saj drejt Shqipërisë dhe pritet të mbërrijnë në vendin tonë...