Politike

Nisja e vaksinimit masiv, Rama: Dita më e bukur e jetës sime politike, më tepër se sa çdo fitore zgjedhore

28 Mars 2021, 09:35 Nga DOSJA
Nisja e vaksinimit masiv, Rama: Dita më e bukur e jetës sime politike,

TIRANË – Kryeministri Edi Rama, ka thënë se dita e sotme ishte dita e më e lumtur e e tij gjatë gjithë jetës politike. Në një bisedë që ka bërë me qytetarët e Tiranës, ka thënë se nisja e procesit vaksinimit në Shqipëri, ishte më tepër se një fitore zgjedhore.

Ai ka thënë me tej, se me nisjen e vaksinimit çdo ditë do të jetë fitore, mbi pandeminë e Covid-19.

“Kjo e sotmja është një nga ditët më të bukura të jetës time politike. Mbase më e bukura. Është shumë më tepër se sa çdo ditë e çdo fitoreje zgjedhore. Sepse sot ka nisur çlirimi nga ankthi në shpirtin e mijëra gjysheve dhe gjyshërve të këtij vendi që për shkak të rrezikut të madh që i kërcënon në këtë kohë të mallkuar kur bota përballet me armikun e padukshëm, kanë qenë të detyruar që të mbyllen brenda. Sot kemi hyrë në fazën finale të kësaj lufte. Faktikisht nga sot, çdo ditë është një hap kolosal drejt fitores mbi këtë mortje, që prej 1 viti e kusur e ka ndryshuar rrënjësisht kuptimin e jetës sonë dhe ka penguar çdonjërin prej nesh që të marrë frymë thellë për të parë të ardhmen. S’ka kënaqësi më të madhe se sa të shohësh mijëra e mijëra gjyshe dhe gjyshër që të marrim vaksinën. Politika është kur i bën gjërat kur bashkë si bën dot. Kur politika bie në duar të këqija, si bën dot. Këto gjëra pa politikën s’do bëheshin dot kurrë. Pa politikën muri i BE nuk do të çahej. Kjo është arsyeje se politika është e domosdoshme dhe po aq e domosdoshme sa kur zgjedhin të bëjnë lidhjen e dritave.”, tha Rama.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll