Politike

Qytetarja lëvdon Ramën pasi mori vaksinën, kryeministri ‘modest’: Po lëri këto tani

28 Mars 2021, 08:57 Nga DOSJA
Qytetarja lëvdon Ramën pasi mori vaksinën, kryeministri

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ndoqi sot nga afër nisjen e vaksinimit të gjerë  në sheshin Skënderbej. Atje, një qytetare zgjodhi të falenderonte Ramën, i cili nuk pranoi të “ledhatohej” dhe u largua kur iu bë komplimenti.

E bëra vaksinën, por nuk iki në shtëpi pa të thënë dy fjalë, në momentin e duhur në vendin e duhur Shqipërisë ju gjet njeriu i duhur!”-i tha qytetarja kryeministrit, ndërsa ai ia ktheu: Po lëri këto tani!

Sot nisi vaksinimi masiv i të moshuarve mbi 70 vjeç në sheshin “Skëndërbej”. Objektivi i qeverisë është që Shqipëria të arrijë 500 mijë të vaksinuar në fund të muajit maj. Vendi ynë mori 192 mijë doza të vaksinës kineze Sinovac, dozat e të cilës do të përdoren për të kryer një vaksinim më të gjerë, pasi marrëveshja parashikon 1 milionë doza, 500 mijë nga të cilat në 2 muajtë e ardhshëm. Paralelisht, edhe pse jo në shifra të konsiderueshme, Shqipëria vazhdon të marrë doza nga Pfizer dhe AstraZeneca. 

Lajmi kryesor: Nis vaksinimi masiv/ Ngrihen 10 pika imunizimi në sheshin Skënderbej, Rama: Na pret një sezon turistik i lehtësuar, s’do të kërkojmë pasaporta për turistët

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike nis vaksinimi masiv ne shqiperi vaksina kineze ne shqiperi nis vaksinimi masiv ne shqiperi vaksina kineze ne shqiperi

Sondazh

Poll