Politike

Rama fushatë në Tiranë: Nisja e vaksinimit masiv, dita më e bukur e jetës sime politike! Mos prisni shtëpi nga Monika, Bal

28 Mars 2021, 09:34 Nga DOSJA
Rama fushatë në Tiranë: Nisja e vaksinimit masiv, dita më e

TIRANË – Kryeministri Edi Rama pasi ka ndjekur procesin e vaksinimit që është zhvilluar ditën e sotme në sheshin Skëndërbej”, ku të moshuarit mbi 70 vjeç, kanë marrë dozën e vaksinës kineze, ka zhvilluar një takim dhe me qytetarë të Kombinatit.

Në fjalën e tij, Rama ka thënë se dita e sotme ka qenë një nga ditët më të lumtura të jetës politike, duke shtuar se me nisjen e procesit, do jemi një hap para ndaj mposhtjes së sëmundjes vdekjeprurëse.

Kreu i qeverisë më tej ka thënë se zona e Kombinatit, jo më kot i është lënë në përgjegjësi Belinda Ballukut. Ai tha se kandidatja për deputete, ka lindur për të mbajtur pesha të mëdha. Ai shtoi se Balluku, nuk ka shkuar në Kombinat për të marrë vota, po për t’i qëndruar në kokë Kombinatit.

Edhe ditën e sotme, Kryeministri ka hedhur sërish akuza të forta ndaj opozitës. Rama e ka cilësuar  një estradë të madhe, duke shtuar se nuk mund ta lësh në dorë të tyre të ardhmen e vendit. Rama ka ironizuar edhe Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke thënë se ajo ndërton shumë shtëpi, por të vetat dhe jo të popullit.

(a.k;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll