Politike

“Këtë verë do të presim turistë nga e gjitha bota”, videomesazhi i Ramës: I siguruam vaksinat përtej pritshmërive, p

28 Mars 2021, 06:52 Nga DOSJA
“Këtë verë do të presim turistë nga e gjitha

TIRANË – Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e ditës së sotme, ka premtuar se këtë verë do të mund të zhvillohet një turizëm normal.

Në një video mesazh që ka bërë në rrjetet sociale, Rama, thotë se qeveria shqiptare ka siguruar dozat e vaksinave përtej parashikimeve, ndërsa vendi do të presë turistë nga e gjithë bota.

 “Kjo kohë që po e lëmë pas ishte tejet e vështirë, por ne nuk jemi nga ata që dorëzohen jo. I siguruam vaksinat kundër të gjitha parashikimeve, për pak muaj kjo vuajtje do të mbarojë. Shqipëria këtë verë do të presë turistë nga e gjitha bota. Hotelet, baret e restorantet, klubet, edhe në majë të malit do të jenë të hapura, pa orare kufizuese. Do të kthehemi përsëri në jetën tonë të dëshiruar dhe do të vazhdojmë me forcë e me shpejtësi përpara. Kemi kaq shumë punë për të çuar deri në fund, e plot të mira e gëzime për të ndarë me njëri tjetrin. Shqipëria është e ardhmja jonë!”, thuhet në videomesazhin e Ramës.

Në vendin tonë ka mbërritur edhe ngarkesa nga AstraZeneca, ndërsa pak ditë më parë u morën edhe 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V. Dy ditë më parë kanë mbërritur 192 mijë doza të tjera vaksina kineze nga Turqia, nga ku kryeministri Edi Rama deklaroi se ka siguruar 1.2 milionë doza. Pas një telefonate me Ursula Von Der Leyen, kryeministri Rama tha se shumë shpejt pritet që në rajon të vijnë 651 mijë doza të Pfizer, por ende nuk dihet sa merr Shqipëria.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll