Politike

“I hedhim produktet në lumë, na mbyti importi”, Spaho në Korçë: Fund braktisjes më 25 prill. Lekë në dorë fermerit

28 Mars 2021, 09:24 Nga DOSJA
“I hedhim produktet në lumë, na mbyti importi”, Spaho

KORÇË- Në zonat e Kreshpanjit, Golloberdës, dhe Pendavinjit në Qarkun e Korçës, braktisja nga qeveria është aq e madhe sa fermerët i hedhin prodhimet në lumë. Ata i treguan drejtuesit politik të Korcës, Edmond Spaho për humbjet e mëdha.

“Të punosh 24 orë në ujë, të prodhosh mallin dhe mos kesh ku ta shesësh çfarë kënaqësie mund të ndjesh? Sjellin patate nga Maqedonia dhe lihet malli ynë. Kemi shume vite që e hedhim prodhimin në lumë. Paguajmë fadromat për ta hedhur, është djersa jonë.”- tha një fermer, ndërsa një tjetër tregoi oër thellimin e pabarazisë në treg nga prodhimet e huaja. “Edhe vjet patatja u dëmtua, u hodh, nuk merrej as me 50 lekë. Këtë vit u fut dhe qepa nga Serbia dhe u rrezikua rëndë shitja e qepes vendase . Puna jonë e dy viteve ka ikur në lumë . Nuk kemi marrë asnjë lek nga prodhimet. Edhe qepa u shit nën koston e prodhimit . Asnjë lekë fitim.”- tha ai. 

Edmond Spaho garantoi fermerët se kësaj gjendje do t’i jepet fund pas ndryshimit me votë në 25 Prill.

“Programi i PD garanton mbështetje të madhe për bujqësinë, pasi në zonat rurale jeton gjysma e popullsisë dhe bujqësia siguron 20 % te prodhimit të brendshëm bruto. Qeveria do të subvencionojë fermerët me lekë në dorë në bazë të prodhimit, pa burokraci, që prodhimii tij të konkurojë me prodhimet e huaja dhe djersa e fermerit të shpërblehet. PD do të ulë çmimin e karburantit, të energjisë elektrike, në mënyrë që fshatari të nxjerrë prodhimin me kosto më të ulët dhe te rrisë të ardhurat dhe mirëqenien. Por ky program bëhet realitet pasi të heqim me votë Edi Ramën më 25 Prill. Kjo është nje ditë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë. Ne 25 Prill Rama humbet dhe Shqiperia fiton”- tha zoti Spaho.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edmon dpaho zgjedhjet 25 prill 2021 edmon dpaho zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll