Politike

Rama optimist: Në pranverë nis turizmi në Shqipëri, nuk do të kërkohet pasaportë vaksinimi për turistët

28 Mars 2021, 08:23 Nga DOSJA
Rama optimist: Në pranverë nis turizmi në Shqipëri, nuk do

TIRANË- Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit që ka nisur në sheshin Skëndërbej, ku të moshuarit po marrin dozën e vaksinës antiCovid.

Rama, në fjalën e tij ka thënë se procesi i vaksinimit do të kryhet në katër turne, sakaq ka shtuar se askush nuk do të detyrohet që të marrë vaksinës.

Më tej, Rama ka thënë se deri në pranverën e ardhshme do të vaksinohet të gjithë shqiptarët, duke shtuar se turistët që do të vijnë në vendin tonë nuk do të jenë të detyruar që të jenë të vaksinuar.

Kryeministri Edi Rama u shpreh optimist se brenda majit do të vaksinohen rreth 500 mijë shqiptarë.

“Brenda majit, gjysmë milioni shqiptarë të vaksinuar. Kam bindjen e plotë se do të ecim shumë shpejt pasi kemi siguruar sasi të konsiderueshme vaksinash. Mbetemi të bindur që deri në pranverën e ardhshme do të ketë përfunduar të gjithë vaksinimi i popullatës. Do të ketë vaksinime në katër turne, dhe njerëzit janë të lirë të zgjedhin nëse do të vaksinohen. Për ata që vijnë në Shqipëri nuk do u kërkohet që të kenë bërë vaksinimin.”- tha ai.

Ditën e sotme, ka nisur vaksinimi me vaksinën Coronavac, i personave mbi 70-vjeç. Ministrja e Shëndetësisë, ditën e djeshme bëri me dije se do të marrin dozën rreth  800 deri në 1000 të moshuar. 

LAJM KRYESOR: Nis vaksinimi masiv/ Ngrihen 10 pika imunizimi në sheshin Skënderbej, Rama: Na pret një sezon turistik i lehtësuar, s’do të kërkojmë pasaporta për turistët

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll