Aktualitet

Vaksinimi masiv në Shqipëri/ Nelaj: Të moshuarit do të marrin vaksinën që i ofrohet, kush ka kaluar Covid-19 mund të vaks

28 Mars 2021, 09:04 Nga DOSJA
Vaksinimi masiv në Shqipëri/ Nelaj: Të moshuarit do të

TIRANË– Erida Nelaj, shefe e programit të vaksinimit në vend, është shprehur se personat që kanë kalaur Covid-19 mund ta bëjnë vaksinën kundër Covid-19 pas një muaji, por megjithatë sipas saj duhet të marrin këshillat e mjekut të familjes.

Në një prononcim për mediat, ajo ka thënë se nuk do të ketë alternime në vaksina, pra personat që marrin një vaksinë dozën e parë, po të njëjtën do të marrin edhe dozën e dytë.

Më tej ajo ka thënë se nuk do të ketë mundësi zgjedhje, se cilën vaksinë do të marrin.

“Kjo është një vaksinë që ruhet në kushte +2 +8, është e lehtë përdori, si skemë e ka në dy doza, ku tjetra do të jepet pas një muaji. Personat që e kanë kalaur Covid-19, mund ta bëjnë një muaj pas., por kjo varet në varësi të mjekut. Në muajin prill do të vijnë sasi vaksinash Pfizer dhe AstraZeneca. Në këtë lloj vaksinimi nuk ka alternime, doza e dytë do të ketë të njëjtën edhe në dozën e dytë. Në këtë situatë ne nuk mund të zgjedhim, të moshuarit do të bëjnë atë vaksinë që i ofrohet.”– ka thënë ajo. 

LAJM KRYESOR: Nis vaksinimi masiv/ Ngrihen 10 pika imunizimi në sheshin Skënderbej, Rama: Na pret një sezon turistik i lehtësuar, s’do të kërkojmë pasaporta për turistët

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet erida nelaj nis vaksinimi masiv ne shqiperi erida nelaj nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Mars 2021, 06:45

Titujt e portaleve, 28 mars 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet e vendit. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për djegjen e furgnit në Vlorë.Bllakna...