“Shqipëria ka një mbrojtje të mirë”,Southgate me mision fitoren në Tiranë, trajneri i Anglisë kërkon…
27 Mars 2021, 17:02Nga DOSJA
ANGLI-Anglia me aramatim të rëndë në “Air Albania”. Trajneri Gareth Southgate nuk dëshiron hapa falsë në fushatën eliminatore prandaj ka vendosur t’ia besojë ndeshjen formacionit më të mirë të mundshëm. Përpara udhëtimit drejt Tiranës, titullari i stolit të Anglisë foli gjatë për transfertën e Shqipërisë duke konfirmuar Shqipërinë si kundërshtar i vështirë dhe se e njeh trajnerin Edy Reja.
“Do të jetë ndeshje e vështirë për mënyrën sesi do të luhet kundër Shqipërisë. Do të luajmë kundër një trajneri italian dhe ju e dini sesi luajnë trajnerët italianë me mbrojtjen. Skema e tyre është me 3-5-2. Kanë një organizim dhe mbrojtje të mirë, luajnë mirë me topin, por ne do të bëjmë gjithçka për të fituar si gjithmonë.”
Tekniku anglez foli gjithashtu edhe në lidhje me gjendjen e fushës së “Air Albania”. 50-vjeçari është i informuar që në të shkuarën ka pasur probleme, ndërsa këtë e theksoi edhe në konferencën e tij.
“Stadiumi(Air Albania) është shumë i mirë, ka pasur disa probleme me fushën, por si ndodhi me Ëembley-n kur u hap. Kanë punuar për ta rregulluar problemin dhe do të jetë gati. Do të jetë e vështirë për ta thyer Shqipërinë. Të rreshtuar në mbrojtje, por kanë elemente të mirë në fushë dhe sulm të rrezikshëm. Për këtë arsye duhet të bëjmë presion të vazhdueshëm dhe mentaliteti ynë mbetet i njëjtë”, ka thënë Southgate.
E.Ç (Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHKODER – Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Shkodrës, dje vendosi të mos miratojë kërkesën për rreth 820 milionë lekësh të vjetër, për shlyerjen e borxheve të pra...
PRISHTINE – Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se mesfushori Valon Berisha nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Suedisë. “Dardanët” do të p...
TIRANË– Ndeshja Shqipëri-Angli, e cila pritet të përballet nesër me Anglinë në “Air Albania”, ka ndezur replikat në familjen e kryeministrit Edi Rama. Ka q...
DURRES – Sulmuesi i talentuar shqiptar nën pronësi të Chelsea, por që londinezët e kanë huazuar në Eredivisie te Vittese, ka zgjedhur Kombëtaren e Shqipërisë, e...
SHQIPËRI-Pas suksesit minimal 1-0 në transfertë, ndaj Andorrës, dhe rikthimit në Shqipëri, kuqezinjtë të drejtuar nga Edy Reja do të përballen ditën e diel...
SHQIPËRI-Pas suksesit minimal 1-0 në transfertë, ndaj Andorrës, dhe rikthimit në Shqipëri, kuqezinjtë të drejtuar nga Edy Reja do të përballen ditën e diel...
ANGLI-Sezonin e ardhshëm klubi i Chelseat kërkon të sjellë në Londër sulmues të kalibrit të lartë. Aktualisht drejtuesit nuk janë të kënaqur me Abraham, Giroud ...
ANGLI-Suksesi ndaj Andorrës bëri të mundur që kualifikueset drejt Botërorit “Katar 2022” të nisnin mirë për kuqezinjtë, fitore që, sigurisht, e ndihmon së tepër...
KOSTA RIKA – Një gjykatë e e vendit latino-amerikan vendosi këtë të premte, se futbollistët Keylor Navas, Bryan Ruiz dhe Celso Borges, nuk kanë bërë asnjë kërcë...