Sport

Suedia dhe Ibrahimoviç “zbarkojnë” në Prishtinë

27 Mars 2021, 16:04 Nga DOSJA

PRISHTINE – Kombëtarja e Suedisë ka zbarkuar në Prishtinë para pak çasteve. Skandinavët kanë mbërritur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku midis tyre spikaste edhe legjenda e futbollit ndërkombëtar, sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç.

Ndërkohë, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” kishin dalë edhe disa tifozë të Milanit, ku njëri prej tyre, që njihet si kryetifozi i kuqezinjve në Prishtinë, ka kërkuar të takohet dhe të bëjë fotografi me Ibrën, por që nuk është lejuar nga stafi suedez.

 

Suedezët sonte do të mbajnë një seancë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndërkohë, që nesër nga ora 20:45 do të startojë ndeshja për kualifikuese të kampionatit botëror “Katari 2022” mes Kosovës dhe Suedisë. Për “dardanët”, ky ështrë takimi i pare, kurse për nordikët, i dyti, pas fitores 1-0 ndaj Gjeorgjisë në Suedi.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport aeroportin ndërkombëtar “adem jashari” stadiumin “fadil vokrri” sulmuesi zlatan ibrahimoviç aeroportin ndërkombëtar “adem jashari” stadiumin “fadil vokrri” sulmuesi zlatan ibrahimoviç

Sondazh

Poll