Sport

Haaland ose Lukaku, klubi i Premier League “hap portofolin” për sezonin e ri

27 Mars 2021, 11:55 Nga DOSJA
Haaland ose Lukaku, klubi i Premier League “hap portofolin” për

ANGLI-Sezonin e ardhshëm klubi i Chelseat kërkon të sjellë në Londër sulmues të kalibrit të lartë. Aktualisht drejtuesit nuk janë të kënaqur me Abraham, Giroud apo edhe Timo Ëerner që erdhi këtë sezon si blerja më e bujshme.

Objektivi kryesor i londinezëve është Erling Haaland, sulmuesi i Borussia Dortmund po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm, ndërsa kartoni i norvegjezit vlerësohet 150 milionë euro. Në rast se nuk arrihet Haaland, atëherë alternativë për sulmin është belgu Romelu Lukaku që pëlqehet shumë nga trajneri Thomas Tuchel.

Lukaku ka qenë edhe më parë pjesë e Chelsea-t, nga sezoni 2011 deri në vitin 2014, por që kishte kaluar më shumë si i huazuar. Gjithsesi londinezët janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 120 milionë euro për sulmuesin e Interit.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport chelsea haaland lukaku chelsea haaland lukaku

Sondazh

Poll