Sport

Debutim dhe gol kundër Shqipërisë, sulmuesi i Tottenham Harry Kane ka kujtime të mira kundër kuqezinjëve

27 Mars 2021, 11:43 Nga DOSJA
Debutim dhe gol kundër Shqipërisë, sulmuesi i Tottenham Harry

ANGLI-Suksesi ndaj Andorrës bëri të mundur që kualifikueset drejt Botërorit “Katar 2022” të nisnin mirë për kuqezinjtë, fitore që, sigurisht, e ndihmon së tepërmi grupin e lojtarëve në prag të një prej sfidave me të vështira që na pret, siç është ajo ndaj Anglisë. Kundërshtari më i fortë në Grupin I dhe më potenciali për të qenë koka e grupit.

Precedentët flasin totalisht për “Tre Luanët”, por nëse rikthehesh pas në kohë, pikërisht në vitin 2010 sulmuesi Harry Kane është përballur me Shqipërinë dhe me siguri ka kujtime të mira.  Debutimin dhe golin e parë me fanellën e përfaqësueses së tij, ai e ka shënuar pikërisht kundër kuqezinjëve.

Më datë 8 tetor të vitit 2010 përfaqësuesja U-19 do të luante me Shqipërinë për eleminatoret e Europianit, një përballje që përfundoi me shifrat 6-1, ku sulmuesi realizoi dy gola.  Kësisoj, për Kane kjo ndeshje do të jetë një kthim pas në kohë, duke shpresuar që këtë herë të ketë harruar të shënojë në portën kuqezi.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport anglia harry kane shqiperia tottenham anglia harry kane shqiperia tottenham

Sondazh

Poll