Sport

Keylor Navas dhe shokët e tij, shpallen të pafajshëm ndaj akuzave

27 Mars 2021, 11:28 Nga DOSJA
Keylor Navas dhe shokët e tij, shpallen të pafajshëm ndaj akuzave

KOSTA RIKA – Një gjykatë e e vendit latino-amerikan vendosi këtë të premte, se futbollistët Keylor Navas, Bryan Ruiz dhe Celso Borges, nuk kanë bërë asnjë kërcënim për të humbur ndeshjet, nëse trajneri Jorge Luis Pinto i Kosta Rikës do të vazhdonte të drejtonte ekipin edhe pas Kupës së Botës 2014, në Brazil.

Ky ishte vendimi i gjykatës, që zhvilloi një gjyq për krimin e shpifjes kundër ish-zyrtarëve Adrián Gutiérrez dhe Juan Carlos Román, të cilët kishin deklaruar në media më 2018, se tre futbollistët në fjalë kishin kërcënuar, se ishin të gatshëm të humbnin ndeshjet në mënyrë që trajneri Pinto të linte pozicionin.

Sidoqoftë, gjykata pranoi padinë civile për dëmet morale dhe urdhëroi të pandehurit të paguanin 3 milion kolonë (rreth 5,000 dollarë) për secilin lojtar futbolli. Mbrojtja e të pandehurve argumentoi, se ajo që bënë akuzuesit ishte diçka që ish-presidenti i Federatës së Futbollit, Eduardo Li, u kishte thënë atyre në një takim, se gjoja futbollistët kishin kërcënuar të humbnin ndeshjet.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport bryan ruiz celso borges keylor navas kosta rika trajneri jorge luis pinto bryan ruiz celso borges keylor navas kosta rika trajneri jorge luis pinto

Sondazh

Poll