Sport

Kapiteni Etrit Berisha i jep zemër përfaqësueses ndaj Anglisë: T’ia vështirësojmë punën…

27 Mars 2021, 12:36 Nga DOSJA
Kapiteni Etrit Berisha i jep zemër përfaqësueses ndaj

SHQIPËRI-Pas suksesit minimal 1-0 në transfertë, ndaj Andorrës, dhe rikthimit në Shqipëri, kuqezinjtë të drejtuar nga Edy Reja do të përballen ditën e dielë përballë Anglisë,ndeshja e dytë për kualifikueset e Botërorit Katar 2022.  Vetëm një ditë para ndeshjes, trajneri i përfaqësueses Edy Reja dhe portieri Etrit Berisha folën në lidhje me kundërshtarin.

Kapiteni i Kombëtares Etrit Berisha është shprehur se te kuqezinjtë nuk duhet të mendojnë për elementet e caktuara të Anglisë, por për gjithë ekipin e tyre. Kur flitet për dëmtimin e Kumbullës, Berisha është i sigurt se mbrojtësi i Romës do të zëvendësohet në mënyrën më të mirë.

“Anglia është ekip shumë i fortë dhe nëse i merr kualitetet e lojtarëve, i fiton të gjitha ndeshjet. Mungesa e Kumbullës? Ka lojtarë të tjerë që mund ta bëjnë këtë punë shumë mirë, jam i sigurt për këtë. Ata janë ekip shumë i mirë, por presioni nuk është aq i lartë sa në ndeshjet e tjera që janë rivali ynë direkt.

Ne do të mundohemi që t’ia vështirësojmë punën Anglisë dhe të marrim një rezultat pozitiv. Nëse do të ndodhte, do të kishim më shumë besim te vetja dhe do ta kemi rrugëtimin më të lehtë. Nuk duhet të merremi vetëm me një lojtar të kundërshtarit se të gjithë futbollistët e tyre luajnë në kampionatet më të forta në botë. Por padyshim që nëse do të veçoja, rreziku më i madh vjen nga Sterling dhe Kane”, tha Berisha.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport anglia berisha anglia berisha

Sondazh

Poll